As Messi e as Ronaldo: Polaku i Bayern-it, më i miri në botë

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) në një ceremoni virtuale shpalli më të mirët e 2020-ës, shënuar nga pandemia COVID.

Polaku i Bayern-sit Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët kanë dominuar dekadën e fundit, ishin në listën e ngushtë për çmimin FIFA së bashku me Lewandowskin. Por përgjatë 2020-ës, Lewandowski i tejkaloi ata me lojëra të shkëlqyera nën një fanellë gjermane me të cilën fitoi Bundesliga-n, Kupën e Gjermanisë dhe Super Kupën, Ligën e Kampionëve dhe Super Kupën e Evropës.

Përveç kësaj, lojtari i ekipit kombëtar polak ishte shënuesi më i mirë në Bundesliga (34 gola) dhe Champions League (15) dhe tashmë është emëruar lojtari më i mirë në Evropë dhe Gjermani në vitin 2020.

Kujtojmë që Lewandowski është pasuesi i të famshmit Boniek, yllit polak të viteve ’80, i cili luajti me Juventusin, së bashku me Platininë.

Jurgen Klopp u cilësua si trajneri më i mirë në përzgjedhjen e FIFA-s, i cili e çoi Liverpool-in në titullin e kampionit anglez për herë të parë në 30 vjet. Kuqezinjtë fituan titullin me një rekord 99 pikë në Premier League. Kaq ishte e mjaftueshme që Klopp të mbrojë titullin e trajnerit më të mirë në botë që ai mori vitin e kaluar, pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpool.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu