Hoti pas vendimit të Kushtetueses: Ne do të vazhdojmë të kryejm detyrën tonë edhe në rrethana të reja

Kryeministri Avdullah Hoti, në konferencë për media, tha se i vjen mirë që Gjykata Kushtetuese është sqaruar për veprimet e qeverisë aktuale.

Hoti më tutje tha se qeveria do të vazhdojë të kryej punë edhe pse në rrethana tashmë të reja, si qeveri në detyrë.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të merren me situatën epidemiologjike dhe buxhetin për vitin 2021.

“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese ka sqaruar për veprimet e qeverisë aktuale, ne do të vazhdojmë të kryejm detyrën tonë si qeveri në bazë të Kushtetutes, tash është roli im Kushtetues që të përfillim procedurat për zgjedhjet. Ne do t’i kryejm obligimet tona, tash në rrethana të reja. Në do të jemi në krye të detyrës që të merremi me qytetarët sidomos me situatën me pandemi, për të cilën kemi treguar rezultate të mira. Tash përpara e kemi buxhetin për vitin 2021. Kuvendi të mos shpërndahet pa e votuar buxhetin për vitin 2021”, tha Hoti para mediave.

Kujtojmë që mbrëmë Gjykata Kushtetuese mori vendim që Qeveria Hoti të rrëzohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje, për shkak të votës së paligjshme të deputetit Etem Arifi.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, me 61 vota pro, ku vota e Arifit ishte vendimtare për formimin e kësaj qeverie


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu