Mesazhi i fortë i Bledi Çuçit në daljen e parë publike si ministër i Brendshëm

Bledi Çuçi në daljen e parë publike si ministër i Brendshëm ka publikuar të dhënat e anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut shqiptar për Policinë e Shtetit. “Shumica dërrmuese e shqiptarëve aprovojnë punën e Policisë së Shtetit dhe shifrat e studimit, flasin qartë se jemi në kornizën europiane në shumë parametra të rendit e sigurisë publike”, ka konkludua anketimi. Këtë qëndrim e ka mbështetur kryeministri Rama ku në ‘live’-in e shpërndarë shkruan:

“Ministria e Brendshme – Anketimi i qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, ku gjetjet e hulumtimit shkencor të opinionit qytetar janë përgjigjja më e mirë, për ata që prej vitesh hedhin papushim baltë e gurë ndaj policisë dhe një dëshmi e pakontestueshme e arritjeve të reformimit të saj rrënjësor, që vazhdon

Shumica dërrmuese e shqiptarëve aprovojnë punën e Policisë së Shtetit dhe shifrat e studimit, flasin qartë se jemi në kornizën europiane në shumë parametra të rendit e sigurisë publike. Përpjekja vazhdon sepse ka ende shumë për të bërë #PoliciaqëDuam?”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu