Shpërthen Vasili: Kosova krahinë e Shqipërisë, kemi vetëm një himn, batonizimet e politikës agjentë të UDB-së

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori shqiptar Lart Vasili u shpreh Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe se nuk ka himn kosovar apo shtet të Kosovës.

Kosova është krahinë e Shqipërisë. Nuk ka himn kosovar apo shtet të Kosovës. Nuk ka himn Kosova. Një himn ka, ai shqiptar dhe jë flamur ka, ai shqiptar. Ata të cilët gjoja në pavarësinë e mendimit të tyre të blerë dalin në emisione.

Batonizimet e politikës shqiptare të paguara nga lobi serb, duhet të kenë shumë kujdes shqiptarët. Nuk ka himn të Kosovës, por ka vetëm një himn. Ata që batonizohen janë agjentë të UDB-së”, ka theksuar Laert Vasili.

Sipas tij, politikanët shqiptarë dhe mediat janë të shitur kokë e këmbë.

“Ju që drejtoni emisione mediatike dhe politika shqiptare është e shitur kokë e këmbë. Heronjtë shqiptarë nuk kanë një bust ose një monument. Këta heronj janë të pështyrë dhe të përdhosur nga politika shqiptare. Shqiptarët patriotë le të shohin Marko Boçarin, jo politikanët shqiptarë se janë të shitur”, nënvizoi aktori Vasili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu