Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike, tash kur Kushtetuesja veç ka marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve pas 40 ditëve.
Tutje ai thotë se premtimet e VV’së dhe koncepti i tyre janë të parealizueshme në qeverisje.
‘’Koncepti i Vetëvendosjes nuk është i realizueshëm në qeverisje. Njerëzit të heqin dorë nga votimi i tyre. Ajo e tyre është populizëm.’’, ka thënë ai në një debat televiziv.
Ai shton se me secilën parti do të mund të gjenin diçka të përbashkët për bashkëpunim, qoftë edhe me ata të opozitës.