McGregor për revansh, zbulohet plani i duelit me Dustin Poirier

Conor McGregor dhe Dustin Poirier mund të përballen sërish mes tyre, në një duel të tretë që mund të vendosë se kush prej dy luftëtarëve të UFC është më i fortë.

Plani është që ky duel të zhvillohet që në muajin maj. UFC dhe presidenti i saj, Dana White, janë gati të pranojnë kërkesën e dy luftëtarëve.

Rreth dy javë më parë ishte Poirier ai që e mposhti irlandezin McGregor, me një KO teknik që në raundin e dytë. Në vitin 2014 “Famëkeqi” kishte fituar ndaj amerikanit, me KO teknik në raundin e parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu