Simpatizantët e shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar festën në shumë pjesë të Kosovës për shkak rezultatit pozitiv në zgjedhje.
Ndërkohë, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje një numër i madh personash lëshojnë brohohërima dhe thirrje për këtë rezultat.
Para selisë ka qytetarë që po mbajnë flamuj kombëtar, ku pjesmarës janë edhe aktivistë të Vetëvendosjes të Tiranës. Me të shënuar ora 19:00 kur edhe mbyllen vendvotimet, para selisë së kësaj partie janë hedhur fishekzjarrë.