Kandidatja për deputete e listës së Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, tha se dita e bardhë e paralajmëruar në mëngjes u shndërrua në natë të bardhë.
“Së bashku me ju po shënojmë historinë“, gjithashtu Vjosa Osmani tha se ky mandat nuk është mandat për hakmarrje as i kthimit prapa.
Kandidatja për presidente premtoi institucione që do të drejtohen nga njerëz me integritet e profesionistë. Ajo ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin që ia ka dhënë listës së Lëvizjes Vetëvendosje.