Trajneri i Napolit Ivan Gennaro Gattuso njihet për grintën e tij. Ashtu siç ka qenë kur luante vetë në fushën e lojës, ashtu është edhe sot në stol. Plot nerv gjatë gjithë kohës.
Dhe sot ai që “e pësoi” nga kjo ishte mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës Armir Rrahmani.
Ish mbrojtësi i Partizanit ra pre e grintës së kalabrezit në momentin e golit të Zielinskit. Gattuso zgjodhi të festonte duke e trembur jo pak kosovarin.
Në zhargonin e përditshëm, sjellja e Gattusos përkthehet fare mirë me shprehjen “ta çaj fytyrën”.
Gjithçka ndodhi sot në mesditë në ndeshjen Atalanta-Napoli, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-2.