Ish-trajneri i Haaland: Dortmund është perfekt për Erling, ai mund të ketë sukses edhe në Real Madrid

Alf Ingve Berntsen, që e ka trajnuar Erling Haalandin kur ku ishte te Bryne FK në Norvegji, beson se sulmuesi ka aftësinë ketë sukses edhe në Real Madrid.

Sipas tij, tani për tani, qëndrimi në Borussia Dortmund është një mundësi e mirë.

“Unë mendoj se, tani, Dortmund është një klub perfekt për Erling”.

“Ai është vetëm 20 vjeç dhe ende mund të zhvillohet dhe të përmirësohet në Dortmund. Por tani ai është gjithashtu në një nivel ku mund të kalojë në klubet më të mira dhe të jetë i suksesshëm”.

“Pra, të dy opsionet, qëndrimi ose lëvizja, do të ishin të duhura për Erling”, ka thënë Berntsen për Bernabeu Digital.

Real Madridi ka qenë i lidhur fort me Haalandin, dhe Berntsen mendon se lojtarin mund ta pengojë vetëm dëmtimet.

“Erling mund të ketë sukses në çdo ekip, përfshirë Real Madridin”.

“Ai do të vazhdojë të shënojë shumë më shumë gola në vitet e ardhshme. Vetëm një dëmtim mund ta ndalojë atë. Unë mendoj se ekipi i tij i ardhshëm do të jetë ekip me shumë fat”, nënvizoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu