Eksportet britanike në BE ranë me 40.7 për qind

Eksportet e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian në janar 2021 shënuan rënie me 40.7 për qind. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të Zyrës Britanike të Statistikave Kombëtare (ONS), eksportet britanike në BE në janar të vitit 2021 ranë me 40.7 për qind në 8.1 miliardë paund.

Sipas kësaj, në janar eksportet e vendit në BE u ulën me 5.6 miliardë paund. Në të njëjtin muaj, importet britanike nga BE-ja ranë me 28.8 për qind në 16.2 miliardë paund.

Importet e vendit nga BE-ja në janar 2021 u ulën me 6.6 miliardë paund. Në janar 2021 eksportet britanike në vendet jashtë BE-së u rritën me 200 milionë paund dhe arritën në 14.1 miliardë paund, ndërsa importet nga vendet jashtë BE-së u ulën me 2.4 miliardë në 16.1 miliardë paund.

Sipas të dhënave të ONS, në janar 2021 eksportet totale britanike ranë me 19.3 për qind në 22.2 miliardë paund. Importet totale të vendit në janar u ulën me 21.6 për qind në 32.3 miliardë paund.

Lidhur me të dhënat, specialisti statistikor i ONS, Jonathan Athow tha se rënia e eksporteve dhe importeve të Britanisë me BE-në është kryesisht për shkak të faktit se kompanitë kanë bërë më parë aksione, duke konsideruar mundësinë e ndarjes pa negociata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu