Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Mlladiqi u dënua, Serbia duhet t’i arrestojë edhe dy persona pa vonesë

Në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akuzoi Serbinë për mosbashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, e cila dje ia konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm kriminelit Ratko Mlladiq.

Ai e cilësoi historike ditën e djeshme, ndërsa u shpreh tejet i kënaqur me vendimin për dënimin e Mlladiqit.

Sot është ditë historike. Mlladiq u dënua. Tridhjetë vjet më parë, ai dhe mbështetësit e tij filluan një fushatë të spastrimit etnik dhe ne kujtojmë veçanërisht ditën kur ata hynë në Srebrenicë dhe vranë njerëz. Ne jemi të kënaqur me punën e gjykatës që mblodhi prova. Verdikti i ardhshëm për Stanishiqin dhe Stamatoviqin”, tha ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit.

Ai theksoi se Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, duke i bërë thirrje institucioneve serbe që t’i arrestojnë Millan Stamatoviqin (bashkëpunëtor i Mlladiqit) dhe Jovica Stanishiqin (ish-shef i UDB-së serbe), të kërkuar për frikësimin e dëshmitarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu