Do të përgjysmohet pritja mes Shkupit dhe Tiranës do të ketë vetëm një vendkalim kufitar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama në Tiranë sot kanë nënshkruar marrëveshje, me të cilin parashihet që të dy vendet të kenë vendkalime kufitare dhe kontrolle doganore të përbashkëta.

“Është kënaqësi kur dy miq të shumë të mirë, të cilët udhëheqin pushtet ekzekutiv të dy shteteve të shkëlqyeshme për miqësinë e tyre do të bëjnë hap drejt pasurimit dhe përsosmërisë të miqësisë. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, përfundojmë një proces të rëndësishëm në të cilin punuan dy qeveritë tona, që të hapim terminalin “one stop shop”, ku qytetarët tanë do ta përgjysmojnë priten tonë në kufi, por mbi të gjitha dhe para se gjithash, do të krijohen kushte për realizim të të drejtave të katër lirive evropiane për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve kapitale”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ndërkaq, Rama ka falënderuar Zaevin për siç thotë, “energjinë e tij për të finalizuar këtë proces të rëndësishëm edhe në aspekt bilateral dhe rajonal”.

Marrëveshja u nënshkrua në vigjilje të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu