Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv.kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të realizojnë një takim pune në Sofje, njoftojnë nga Qeveria . Sipas tyre qëllimi i vizitës është intensifikimi i përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura dhe zhbllokimin proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.
Në Samitin e NATO-s 2021 në Bruksel dy ditë më parë, Zaev pati një takim me Radev, në të cilin ishte në fokus “perspektiva për arritjen e një hapi të vërtetë në procesin e integrimit evropian të vendit tonë .
Për vizitën e nesërme në Sofje Zaev, në një konferencë për media, deklaroi se është i obliguar së pari qytetarëve të ju tregojë për pritshmëritë personale, sepse nuk do t’i rrisë pritshmëritë më shumë se ajo që është në realitet.
ZORAN ZAEV KRYEMINISTËR
“Pse është reale? Sepse në Bullgari nuk ka as parlament e as qeveri politike. Falë Zotit ka dëshirë për bisedime prandaj do ta shfrytëzojmë këtë dëshirë nga ana e qeverisë bullgare dhe ne do ta realizojmë nesër vizitën në Bullgari ku do të shihemi me lidershipin e më shumë partive politike. Shpresoj se ata do të pranojnë, do të takohemi me kryeministrin dhe presidentin dhe të gjithë bartësit e tjerë të funksioneve” .
Zaev më tej, theksoi se vlerëson propozimin portugez si shumë kualitativ për ne si dhe për Bullgarinë dhe se ky propozim është i interesit dypalësh.
ZORAN ZAEV KRYEMINISTËR
“Qëndrimi ynë zyrtar është se është një bazë e mirë për arritje të marrëveshjes gjithashtu edhe qëndrimi i Bullgarisë është i njëjti. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë. Nëse arrihet marrëveshje do të jetë shumë mirë, nëse nuk arrihet sigurisht do të jetë një hap pozitiv në gjetjen e zgjidhjes menjëherë pasi që të formohet qeveria politike”.
Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me vizitën në Sofje duke e cilësuar si një tradhti të radhës nga kryeministri Zaev. Ai thotë se kjo katërshe e përbërë nga Zaev, Buçkovski, Osmani dhe Dimitrov udhëton neser në Sofje për të pranuar kërkesat e qeverisë bullgare të cilat mohojnë gjuhën, identitetin dhe historinë e vendit tonë.
HRISTIJAN MICKOVSKI LIDER I VMRO-DPMNE-SË
“Po përgatitet shitje e re nga kuarteti, Zaev, Buçkovski, Osmani, Dimitrov në Bullgari? Kjo katërshe e udhëhequr nga Zoran Zaev do të pranojnë të gjithë këtë që më vonë duhet të realizohet me pritjen e qeverisë së re të Bullgarisë. Janë të rrezikuara interesat kombëtare dhe shtetërore. Zaev po ju jep atyre një dhuratë që vendit tonë do t’i kushtojë shumë”.
Përndryshe, më 23 qershor do të mbahet Samiti i BE-së, ku do të shqyrtohet mundësia për fillim të bisedave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në rrethana kur Bullgaria ka bllokuar fillimin e procesit të bisedimeve.