Oferta e Bayernit acaron agjentin, tre klube të mëdha në garë për Goretzka

Leon Goretzka është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Mesfushori, një nga titullarët dhe lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ka edhe një vit kontratë me bavarezët.

Negociatat e rinovimit janë ndërprerë, diçka që ka sjellë acarimin e agjentit të 26-vjeçarit, i cili është pjesë e rekordmenevë të futbollit gjerman prej vitit 2018.

Sport Bild shkruan se Goretzka kërkon një rrogë prej 20 milion eurosh në sezon në kontratën e re, ndërsa Bayerni ofron 10-12 milion të tilla.

Manchester United ndjek me interes situatën, pasi e cilëson mesfushorin e Gjermanisë si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogba, i cili është me valixhe gati.

Ndërkohë, Goretzka e duan edhe në Spanjë. Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur bisedimet me menaxherin e mesfushorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu