“Mini-Shengeni Ballkanik do ti ndryshohet emri, do quhet “Open Balkan”

Emri i Mini-Shengenit Ballkanit të iniciuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama e Zoran Zaev, do të jetë “Open Balkan”.

Emri i ri i kësaj iniciative është vendosur në takimin e sotëm trepalësh në Shkup, ku i jepet mundësi edhe vendeve të tjera në rajon për t’u bërë pjesë.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fjalën hyrëse të tij në Forumin rajonal Ekonomik në Shkup, tha se nisma rajonale mes Shkupit, Beogradit dhe Tiranës përmban në vete katër liritë e BE-së.

Zaev tha se me këtë nismë synohet lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe fuqizimi i bashkëpunimit rajonal.

“Këtë që e ndërtojmë sot del nga vlerat evropiane për shkak se në vete në themelet e saj përmban të gjitha katër liritë e Bashkimit Evropian. Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë ‘no stop-just go’, të mos ketë ndalesa në kufijtë mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe të shpresojmë edhe për vendet tjera”, tha mes tjerash Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu