Ka ndodhur disa herë që në brigjet tona të kapen gjallesa të detit nga më të ndryshmet e më të veçantat, përfshirë këtu edhe ato të rrezikshmet.
Mbrëmjen e sotme në afërsi të Borshit, në rrjetat e peshkatarëve të anijes “Mario” ra një peshkaqen goxha i madh. Siç mund të shihni edhe në fotot e siguruara nga BalkanWeb, peshkaqeni është në ngjyrë të zezë, me gjatësi 5 metra dhe peshon plot 450 kg./Albeu