Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë më 11 dhjetor të vitit 2016 edhe krahas situatës jashtëzakonisht të tensionuar politike, janë mbajtur në atmosferë të qetë. Vëzhguesit ndërkombëtarë, mes të cilëve ishte edhe një grup i përfaqësuesve rusë, nuk kanë regjistruar shkelje të standardeve të aprovuara universale, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse.
Sipas rezultateve, shtohet, asnjë parti politike nuk ka arritur të sigurojë shumicë absolute. “U bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoni që ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës, dhe të evitojnë ndikimet e jashtme kontraproduktive gjatë formimit të qeverisë së re.
Besojmë se politikanët e Maqedonisë janë koshientë për shkallën e përgjegjësisë për ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni dhe harmoninë ndëretnike, të cilat janë faktor i domosdoshëm për paqe në gjithë rajonin ballkanik”, potencohet në kumtesën e MPJ Ruse. Rusia, siç theksohet në kumtesë, pret që prioritetet e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë të jenë të balancuara dhe të fokusohen në përforcimin e paqes dhe të sigurisë në kontinentin evropian.
kush mutin je ti more mutt muti po shka po frijesh o rus muti shko qiju n beth se ati asht ku sen ka fitu as ni ushtri e jo rusi por as hitler o idijot mere grujefskin dhe alijen shtinio n beth ta o mut rus po st dush luft ta japim luften mut