Abdixhiku deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon se çfarë i tha

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit të ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Abdixhiku ka thënë se i ka shprehur shqetësimet e tija për gjendjen e krijuar në veri dhe ka dhënë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend.

Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial”, ka shkruar Abdixhiku.

Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet”, shkruan ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetetarë, Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti. Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.

Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë“- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu