“Ne punuam 4 vite pa ndërprerë për ju, tani është radha juaj”, Strimnica pret krah hapur Blerim Sejdiun

Kryetari Komunës së Zhelinës, njëkohësisht kandidat për mandatin e dytë në krye të këtij institucioni, Blerim Sejdiu ka vazhduar fushatën në lokalitetet e kësaj komune, duke zhvilluar takime me banorët e Komunës së Zhelinës, shkruan InfoShqip.

Gjatë vizitës në Striminicë Blerim Sejdiu u prit mjaft ngrohtë nga banorët: “Flasin ftyrat, flasin zemrat, flasin punët, flet atmosfera, flet Strimnica, ne punuam 4 vite pa ndërprerë për ju, tani është radha juaj. Do vazhdojmë edhe më shumë“, tha ndër tjerash gjatë tubimit me banorët e Strimnicës Blerim Sejdiu.

Vlen të theksohet fakti se gjatë mandatit 4 vjeçar 2017-2021 u asfaltua rruga brenda fshatit Strimnicë dhe në mesin e 9 shkollave, u rinovua tërësisht edhe shkolla “Ibrahim Temo” në Strimnicë, me mjetet e fituara nga Ambasada e Norvegjisë përmes UNOPS. Nga vetëm 4 komunat nga Maqedonia që e fituan këtë projekt, ishte Komuna e Zhelinës. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu