Këto janë rezultatet e para të numërimit të votave në Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Deri në orën 19:51, sipas të dhënave të KQZ-së, në Ferizaj i pari me vota po prin Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me 63.64% të votave, ose 560 vota.

I dyti me vota deri më tani është Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvenddosje me 25.00% të votave, ose 220.

E treta sipas rezultateve aktuale është Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9.09% të votave, ose 80 vota dhe i katërti është Arben Halili i AAK-së me 2.27%, ose 20 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu