Dramë e vërtet në Dragash, këto dy parti në garë të ashpër

Ka filluar numërimi i votave edhe për Komunën e Dragashit, ku vërehet një garë tepër e ashpër në mes të Partisë Demokratike të Kosovës me kandidat, Shaban Shabanin dhe Behxhet Xheladinin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kur janë numëruar pothuajse 3 mijë vota, dallimi në mes kandidatit të PDK-së dhe LDK’së është tepër i ngushtë.

Diferenca mes të parit dhe të dytit dallon në më pak se dhjetë vota. Ndërkohë kandidatja e VV-së, Kaltrina Salihu, është dukshëm mbrapa më 500 vota. Historikisht në këtë Komunë gara mes LDK-së dhe PDK’së ka qenë jashtëzakonisht e ashpër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu