Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët arrijnë marrëveshje për bashkëpunim

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka bërë të ditur se tashmë janë definuar marrëveshja për bashkëpunim mes kësaj partie dhe partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët.

Në suaza të kësaj marrëveshjeje, Hoxha ka ftuar votuesit e Besës që të votojnë kandidatët e ASh-së për kryetarë të komunave në rrethin e dytë.

Anasjelltas, ASh do të ftojë votuesit e saj të mbështesin kandidatët e Besës në komunat ku ajo garon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu