Zonja Dallëndyshe e ftuar tek “Ka një mesazh për ty” vuan prej 10 vitesh humbjen e tre djemve të saj.
Ajo është nëna e 7 fëmijëve, 5 vajzave dhe 2 djemve. Në një moshë gati të thyer ajo akoma vuan humbjen e djalit të saj Edmondit i cili ka humbur jetën në një aksident automobilistik 10 vite më parë në moshën 21 vjeçare.
Edmondi ishte një djalë i ri, që si të gjithë djemtë e moshës së tij pëlqente shpejtësinë dhe adhuronte muzikën. Siç tregoi motra e tij e vogël, Leonora, në studion e “E diela shqiptare”, Edmondi ishte rritur me muzikën e Ardit Gjebreas dhe ëndrra më e madhe e tij ishte të takonte njëherë artistin, ëndërr kjo e lënë përgjysmë nga aksidenti fatal që i mori jetën.
Kjo ishte dhe arsyeja pse zonja Dallëndyshe ishte ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga vajza e saj e vogël, sepse prej vitesh ajo dëshironte të përmbushte ëndrrën e të birit: të takonte Ardit Gjebrean. Mes lotëve, Dallëndyshja tha se jo vetëm ka realizuar dëshirën e të birit që nuk jeton më, por ka hequr dhe një peshë të madhe nga shpirti që i rëndonte prej vitesh.
Stafi i “Ka një mesazh për ty”, kishte realizuar edhe një material filmik ku shfaqeshin fotot e Edmondit me këngën e Gjebreas në sfond, që preku jo vetëm Dallëndyshen dhe Leonorën, por edhe edhe publikun.