Marrëveshja mes Gashit dhe Zaevit do të pres deri javën e ardhshme.Në rrjetet sociale tani kanë filluar shakatë se vërtetë ky bashkëpunim po i ngjanë serialit të Ferides.
Liderët e partive politike ka gjasa që javën e ardhshme të shpallin një marrëveshje për shpërndarjen e portofoleve, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke iu referuar bisedimeve mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës Afrim Gashi për hyrjen e partisë në qeveri.
“Qëndrimi ynë si BDI është që të gjitha partitë politike që ndajnë të gjitha vlerat në integrimin e vendit tonë në BE, për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe energjetike janë të mirëseardhura në Qeveri. Për momentin është shumë e rëndësishme që vendi ynë të ketë një qeveri stabile, një Kuvend stabil ku do të merren vendime të tilla të rëndësishme dhe në sferën e transferimit të dikastereve negociatat janë në përfundim”, tha Bekteshi. /INA