Katari: Ja kur nis furnizimi i Gjermanisë me gaz

Katari shpreson të dërgojë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Gjermani në vitin 2024, tha zëvendëskryeministri i qeverisë së Gjirit për gazetën gjermane Handelsblatt.

Ne duam që fabrika jonë e gazit natyror të lëngshëm në SHBA, Golden Pass në Teksas, në të cilën Qatar Energy ka 70% të aksioneve, të jetë gati për t’i dorëzuar gaz Gjermanisë që në vitin 2024,” i tha gazetës Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, që është edhe ministër i Jashtëm i Katarit.

Më vonë sot, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani është planifikuar të zhvillojë bisedime me kancelarin gjerman Olaf Solz në Berlin.

Planet e Gjermanisë për të ndërtuar terminale LNG po përshpejtohen pasi vendi kërkon të çlirohet nga importet më të lira të gazit nga Rusia në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu