Barcelona dhe Ousman Dembele nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, me sulmuesin francez që në fund të qershorit do të dalë lojtarë i lirë në treg. Mediat spanjolle raportuan ditën e djeshme se francezi ua kishte bërë të qartë drejtuesve katalanas vendimin e tij për t’u larguar, pasi oferta e tyre nuk e ka bindur që të vazhdojë në “Camp nou”.
Në lidhje me të ardhmen e Dembele, ku flitet se mund të kalojë te PSG ka folur edhe menaxheri i lojtarit.
“E ardhmja e Dembele mbetet e hapur. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë të respektueshëm për të gjitha klubet dhe kështu do të mbetet.
Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do të marrë në konsideratë opsionin më të mirë për të ardhmen e tij” ka deklaruar Moussa Sissoko.