Mbappe hedh poshtë pretendimet se dëshiron që Neymar, Pochettino dhe 12 të tjerë të largohen nga PSG

Kylian Mbappe e ka cilësuar “të rremë” një postim në Tëitter ku pretendohej se ai dëshiron që Neymar, Mauricio Pochettino dhe 12 të tjerë të largohen nga Paris Saint-Germain.

Mbappe hodhi poshtë një kalim të shumëpritur në Real Madrid në favor të nënshkrimit të një kontrate të re me PSG muajin e kaluar, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klubin francez deri në vitin 2025.

Kampionët e Ligue 1 thuhet se e bënë 23-vjeçarin lojtarin më të paguar në futbollin botëror, ndërsa është sugjeruar gjithashtu se ai ka marrë fuqi për atë që ndodh prapa skenave në Parc des Princes.

Faqja sportive SPORTbible bëri një postim në Twitter më 2 qershor që pretendonte se Mbappe donte që Neymar, trajneri Pochettino dhe 12 të tjerë të largoheshin nga klubi.

Ata fshinë postimin e tyre origjinal në Twitter pasi morën një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Mbappe, i cili në përgjigje shkroi “FAKE” apo “gënjeshtër”, duke e cilësuar të rremë lajmin e publikuar.

Mbappe mund të mos ketë një vend në bordin e PSG-së në asnjë cilësi zyrtare, por sipas Goal.com, mendimi i tij vlerësohet dhe merret parasysh nga zyrtarët e klubit.

Francezit i është premtuar një projekt i qartë pasi ra dakord me kushtet e reja, që përfshin më shumë fokus në përmirësimin organik të ekipit, pa shpenzime të tepërta për emrat e yjeve.

Suksesi në Ligën e Kampionëve është qëllimi përfundimtar i Mbappes dhe PSG-së, me një triumf të titullit të Ligue 1 këtë sezon që bën pak për të hequr qafe eliminimin e tyre zhgënjyes në raundin e 16-të nga Real Madrid në Evropë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu