“Kam përjetuar një situatë dramatike” Olsa Muhameti flet për eksperiencën më të vështirë të jetës së saj

Autorja e njohur, Olsa Muhameti, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ndër të tjera ka folur edhe për një situatë të vështirë që ka kaluar në jetën e saj.

Muhameti tregoi se nëna e saj vuan nga një sëmundje dhe që prej momentit që e ka mësuar lajmin, jeta e saj ka ndryshuar. Ajo tregoi se aty kuptoi rëndësinë e nënës së saj dhe sesa shumë e donte.

“Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime.

Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshta nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit.

Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmundja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas. Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu