Besa Kokëdhima paralajmëron bashkëpunimin me Lyrical Son

Me fillimin e sezonit veror artistët shqiptar kanë nisur me publikimin e projekteve muzikore. Ajo që vihet re edhe këtë vit është numri i madh i bashkëpunimeve që po sjellin këngëtarët, dhe një i tillë është paralajmëruar edhe së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son.

Artisjta ka publikuar edhe kopertinën e këngës që mban titullin “Si kalama”, ndërsa ka thënë se numërimi prapa për lansimin e këngës ka filluar.

“Kam një befasi për shqipet e mia. “Si kalama” ft Lyrical Son, numërim prapa ka filluar, -8 ditë”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e postimit.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitu dyshja e njohur, por padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Kujtojmë që projekti i fundit e Besës është “En equilibre” që u lansua pak ditë më parë, ndërsa Lyrical Son së fundmi erdhi në bashkëpunim me Alban Skënderaj me këngën “Ndalma”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu