Ja arratisja spektakolare e terroristit nga Gjermania drejt Italisë (FOTO)

Njeriu më i kërkuar në Gjermani, 24-vjeçari Anis Amri, udhëtoi lirshëm nëpër tre vende, përpara se të vritej në Italinë veriore.

Policia gjermane tha sot se ata besonin se tuniziani Anis Amri, duhej të ishte ende në Berlin pak para se ai të qëllohej për vdekje, rreth 1000 kilometra larg Berlinit, në Milano.

Por, si arriti 24-vjeçari Anis Amri të zhduket aq lehtë nga skena e krimit ndërsa policia gjermane e kërkonte ende në Berlin?

Sipas medieve gjermane, Anis Amri udhëtoi nga Gjermania, sipas të gjitha gjasave, përmes stacionit hekurudhor Chambery në Alpet franceze.

Ai më pas mori një tren tre-orësh drejt Torinos dhe më pas për në stacionin qendror të Milanos, ku ai mbërriti në ora 1 pas mesnate, dhe më pas për në stacionin në periferi, Sesto San Giovanni, ku u vra nga policia në orën 3 të mëngjesit.

Nuk dihet se si ai shkoi në Francë nga Gjermania, por në qoftë se ishte me tren, rruga më e shpejtë do të kishte qenë nga Berlini në Frankfurt, pastaj për në Lyon.

Një raport thuhet se ai mund të ketë shkuar në Paris para se të nisej drejt Alpeve dhe Itali, gjatë pesë ditëve të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu