Liverpool dhe Juventusi kërkojnë transferime me pak shpenzime, mendojnë shkëmbim lojtarësh

Kur jemi në periudhë merkatoje gjithçka është e mundur, përfshirë këto edhe shkëmbime lojtarësh mes skuadrave të ndryshme që në fund do të kënaqeshin interesat e tyre. Edhe Liverpool dhe Juventusi vazhdojnë punën për ndërtimin e skuadrave respektive për sezonin e ri, në mënyrë që të jenë konkurrues deri në fund për titullin kampion në Serie A dhe Premier League.

Sipas “Calciomerkato.web” një shkëmbim lojtarësh po mendohet nga dy klubet, ku do të përfshiheshin dy lojtarë, Adrien Rabiot dhe Naby Keita.

Mesfushori francez fitoi titullin e Serie A me gjigantët italianë në 2019 dhe 2020, por ata nuk arritën të fitojnë asnjë trofe sezonin e kaluar për herë të parë në një dekadë.

Ndërkohë, Keita ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Liverpoolit që nga viti 2018, duke ndihmuar klubin nga “Anfield” për të fituar Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Premier League një vit më vonë.

Gjithashtu sipas burimit në fjalë raporton se dy gjigantët evropianë mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin të dy 27-vjeçarët, të cilët të dy kanë një vit të mbetur në kontratat e tyre përkatëse.

Mendohet se lojtarët vlerësohen secili me rreth 20 milionë euro, kështu që një tregti do të ishte një opsion i zbatueshëm për të dy klubet pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë.

Keita ka bërë 76 paraqitje për Reds që kur u bashkua nga RB Leipzig në 2018, ndërsa francezi Rabiot ka bërë 94 paraqitje për Juventusin që kur u bashkua me një transferim të lirë nga PSG në 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu