Biden mbështet shitjen e F-16 për Turqinë

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden mbështeti të mërkurën një shitje të mundshme të avionëve luftarakë F-16 në Turqi.

Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Sigurinë Ndërkombëtare në Pentagon, Celeste Wallander, tha në një konferencë për shtyp se aftësitë e forta të mbrojtjes turke do të forcojnë mbrojtjen e NATO-s, raporton Reuters.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin modernizimin turk të flotës luftarake, sepse është një kontribut për sigurinë e NATO-s, dhe rrjedhimisht për sigurinë e Amerikës,” tha ajo.

Siç shtoi ajo, këto plane janë në zhvillim e sipër dhe duhet të përpunohen përmes proceseve të tyre kontraktuese.

Në tetor të vitit të kaluar, Turqia i dërgoi një kërkesë Shteteve të Bashkuara për blerjen e 40 avionëve luftarakë amerikanë F-16 nga Lockheed Martin dhe pothuajse 80 komplete për modernizimin e forcave ajrore.

Uashingtoni zyrtar më parë nuk ka shprehur hapur asnjë opinion për shitjen, përveçse ka thënë se të gjitha shitjet e armëve do të duhet të kalojnë procesin e nevojshëm ligjor. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu