Pjesë e “BB VIP”? Andi Shehi jep përgjigjen e papritur

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Shehi ka qenë goxha i përfolur në media, sidomos pasi doli çift nga programi me Tea Trifonin, ku më pas plasi skandali i bujshëm se ai ishte në të vërtetë i lidhur me Melisa Lleshin ndërsa Tea me Beart Rexhepin.

Dhe pse ish-konkurrentët ia vunë fajin produksionit për këtë gjë, Andi dhe Melisa qëndruan të lidhur për një kohë të gjatë, por së fundmi Andi konfirmoi se lidhja e tyre ka marrë fund përfundimisht.

Ndërkohë që gjithsecili po vazhdon jetën e tij, Andi i cili është goxha aktiv në rrjetet sociale ka zhvilluar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e tij ku e kanë pyetur nëse do të marrë pjesë në “BBVIP Kosova”.

Shehi u shpreh se është i hapur ndaj çfarëdolloj ftese dhe më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë, duke lënë kështu të nënkuptohet se shanset që ai të jetë pjesëmarrës në shtëpinë e famshme janë të mëdha.

“Me thënë të drejtën jam i hapur për të gjitha këto ftesat, më pas do t’i shqyrtojmë dhe do të shikojmë së çfarë do të bëjmë”– u përgjigj Andi./panorama


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu