Kryetari i degës së Alternativës në Çair, Faton Fazliu vlerëson se realizimi i pikës së parë nga Marrëveshja për Bashkëqeverisje Gashi-Zaev, hap rrugën për realizim të shpejtë edhe të tetë pikave tjera të saj.
Fazliu thekson se marrëveshjet e shkruara realizohen shumë më shpejtë se marrëveshjet joformale.
“Kur marrëveshjet janë të shkruara dhe nënshkruara, rezultatet vijnë shpejtë e nuk vonohen nga 20 vite!
9-1=8
Vazhdojmë me realizimin e 8 pikave tjera të Marrëveshjes për Bashkëqeverisje!”, ka shkruar Fazliu duke premtuar angazhim të shtuar edhe në plotësimin e pikave tjera.