7 vjeçarja nga Aleppo emocionon Ronaldon, ja kërkesa që ka për të

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, dërgoi një mesazh për fëmijët e Aleppos, i cili përloti të gjithë botën.

Por prapa tij qëndron një shtatëvjeçare e cila është ndjerë më se e sigurt dhe më e qetë kur dëgjoi që Ronaldo po dërgon dhe disa ndihma për bashkëmoshatarët e saj. Është Bana Alabed nga Aleppo, ajo që po ashtu tronditi gjithë botën me raportimet e saj për gjendjen në të cilën gjendej ajo dhe gjithë vendasit e saj si pasojë e luftimeve të përgjakshme dhe bombardimeve në Siri.

Fati deshi dhe ajo shpëtoi. Ajo tashmë gjendet e sigurt në një qytet të Turqisë, pas vendimit që të gjithë banorët e Aleppos, të evakuoheshin, njofton Klan Kosova.

E përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bana e ka falënderuar Cristiano Ronaldon për ndihmën dhe mesazhin e përzemërt që ka dërguar. Por sigurisht që Bana del të jetë dhe adhuruese e Cristiano Ronaldos pasi atij i ka kërkuar edhe dresin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu