Çifti divorcohet, mënyra se si ndajnë vilën është e pazakontë

Një histori e pazakontë vjen nga Rusia ku protagonistë të saj janë një çift i pasur rus.

Pas divorcit mes tyre vila në të cilën jetonin është ndarë në mes nga një mur me tulla.

Kur në vitin 2010 Margareta Tsvitnenko dhe bashkëshorti i saj Sergei vendosën të ndahen, gjyqtari kishte urdhëruar që vila e madhe ku jetonin bashkë të ndahej mes tyre, por nuk ishte përcaktuar si.

Burri në tetor të këtij viti 2016, mori një autorizim nga gjyqtari për të ndërtuar një mur për të ndarë në mes shtëpinë dhe menjëherë veproi. Ai lajmëroi punëtorët dhe e ndërtoi në pak orë.

Por muri ka pasoja praktike të dukshme, siç mund të shihni më poshtë, duke qenë se pjesa e shtëpisë e cila ju dha të shoqit është edhe ajo që ka shkallët për t’u ngjitur në katin e dytë, duke bllokuar mundësinë që gruaja të kalojë, shkruan noa.al.

Rasti i tyre po bën bujë në mediat vendase, ndërsa Margareta i duhet t’i drejtohet sërish gjykatës për të prishur murin, por nuk ka as mundësitë ekonomike për procesin gjyqësor dhe as për të ndërtuar shkallët në anën e saj të shtëpisë. /Noa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu