Tensionet në ajër, Mitsotakis mesazh Erdoganit: Merru me ekonominë turke, jo me fantazi neo-otomane

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë presidentit Turk Rexhep Erdogan, lidhur me tensionet e fudnit mes dy vendeve në Egje.

Në një intervistë për rrjetin amerikan CNN, Mitsotakis theksoi se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, por dëshiron të vazhdojë bisedimet me palën turke.

Ai e quajti të papërgjegjshme, në kohën e caktuar, të kënaqesh me iluzionet nacionaliste duke u fokusuar në nevojën për stabilitet në Mesdheun Lindor.

“Ne po përballemi me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus, gjëja e fundit që na duhet është një burim destabiliteti në Evropën Juglindore. E drejta ndërkombëtare është vetëm një mjet. Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi. Ne kemi parë sfida serioze në muajt e fundit. Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane”, theksoi kryeministri grek.

Mitsotakis shtoi se politika e jashtme nuk duhet të përdoret për të nxitur ndjenjën kombëtare.

Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu