Haradinaj për reciprocitetin: S’guxojmë për çdo aksion në veri të na nxjerrin ndërkombëtarët

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për shtyrjen e vendimit për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë. Haradinaj deklaroi se Qeverisë po i mungon vizioni sa i përket menaxhimit të situatës në veri të vendit.

“Ajo që na shqetëson është mungesa e një vizioni të kësaj Qeverie që mos të na përsëritet e njëjta situatë që kur të shkojmë në veri e pastaj duhet me na tërheq ndërkombëtarët me na nxjerrë. Është bërë një praktikë e keqe fshehja pas debatit publik me Listën Serbe nuk e shtyn datën 1 shtator”, u shpreh ai.

Sipas tij, vetëm në historinë e qeverisjes së Vetëvendosjes, Kosova është duke u kthyer prapa.
“Vjen 1 shtatori shpejtë dhe është marrë Kosova sa herë të niset me u kthy prapa, vetëm në historinë e qeverisjes VV jemi duke u kthy prapa, asnjë herë nuk jemi thyer prapa, vetëm me këtë ‘good gay’ nisemi e kthehemi, dhe dalim lavdërohemi se jemi në koordinim”.

Lavdëroheni se jeni në koordinim me u kthy prapa, mosni ju lutem, lavdonu ndonjëherë se jeni në koordinim me kry punën deri ën fund. Më mirë është mos me u nisë se me u nisë e me u kthy prapa”, ka thënë ai.

Tutje i tha Kurtit se duhet t’i kthejë fuqitë me të cilat ka hyrë në pushtet.

Imagjino si më të respektuar anë kriminelët në veri që shkrepin armë publikisht e më në konsideratë i marrin strukturat e tjera ndërkombëtare sesa ty, ty nuk të format më kush, për ty vendosin të tjerët, ty kanë me të treguar kur ke me u nisë, sa larg do shkosh dhe ku. Ju siguroj që nuk është rruga e duhur kjo, ka të tjerë që e kanë provuar kështu e dini ku kanë përfunduar, ‘good guy’ mundesh me qenë me ditë saktë çka je tu bë, jo të kthehesh prapa, hiç mos u nisë”, ka thënë Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu