“Do jeni prindër të mirë”, Beatrix uron Dj Dagz dhe Einxhel Shkirën për pritjen e ëmbël

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj e cila është dhe ish-banore e BBV, ka uruar publikisht Dj Dagzin dhe Einxhel Shkirën, të cilët presin të bëhen prindër së shpejti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beatrix uron çiftin e ri, duke u shprehur shumë e lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.

Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë’.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu