Numri i pronave të shitura rusëve në Turqi është dyfishuar

Numri i pronave në Turqi të shitura rusëve është dyfishuar, raporton televizioni turk NTV. Në shtatë muajt e parë të vitit, numri i pronave të blera në Turqi nga shtetasit rusë arriti në 6877, që është një rritje prej 223.4 për qind nga viti në vit, sipas statistikave të Institutit Turk të Statistikave (Turkstat), transmeton InfoShqip.

Gjatë asaj periudhe ka pasur një rritje serioze të shitjeve të pasurive të paluajtshme në Turqi për të huajt në përgjithësi. Rritja e regjistruar është 57.4 për qind në nivel vjetor dhe numri i pronave të shitura është 39 322.

Në periudhën janar-korrik, më së shumti banesa janë shitur në Stamboll – 16,049, e ndjekur nga Antalia – 11,257. Megjithatë, Antalia kryeson listën për korrikun, me një total prej 1,421 pronash të shitura.

Rusët investuan më shumë në prona në Turqi, duke blerë gjithsej 6,877 shtëpi. Ata pasohen nga iranianët që blenë 5,315 shtëpi dhe irakenët – 4,405 shtëpi./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu