Mickoski: Vendi u dëmtua për 22 mln denarë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se shteti është dëmtuar me shumë marramendëse. Sipas Mickoskit vetëm për 7 ditë EMV-ja me shitjen e rrymës ka humbur mbi 350 mijë euro, ndërsa paratë kanë përfunduar në xhepa privatë.

Mickoski ka publikuar shifrat e shitjes së rrymës së tepërt javën e kaluar, e cila sipas tij ka mund t’i shitet kompanive vendore. Sipas Mickoskit, qytetarët dhe ELEM-EMV për vetëm një javë kanë pësuar dëme prej rreth 22 milionë denarë. Ai ka akuzuar se paratë po vidhen dhe po përfundojnë te individë të caktuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu