Një grup të rinjsh nga Serbia në mënyrë të turpshme kanë rrëzuar disa flamuj shqiptarë që ishin vendosur mbi flamuj në bulevardin në Beogradin e Ri rreth orës 21:00 të së hënës me rastin e takimit të liderëve të “Ballkanit të Hapur”.
Të rinjtë hoqën flamujt nga disa pankarta pikërisht përballë Pallatit të Serbisë.
Sipas nova.rs, ata kanë qarkulluar në atë pjesë të qytetit për gati 20 minuta dhe kanë hequr flamujt shqiptarë dhe gjatë kësaj kohe asnjë nga autoritetet nuk ka reaguar, transmeton Paparaci.
Siç është raportuar, në pjesë të tjera të Beogradit, si në Vraçar, është vërejtur se flamujt shqiptarë “mungonin”, ndërsa ato të shteteve të tjera anëtare kanë mbetur të paprekur.
Kjo nuk është hera e parë që grupe të panjohura të rinjsh heqin flamujt shqiptarë nga pankartat e Beogradit, pasi një gjë e ngjashme ka ndodhur në fillim të nëntorit të vitit të kaluar para takimit të liderëve të ‘Open Balkan’ në Beograd.
Më 1 shtator në Beograd mbahet Panairi Ndërkombëtar i Verës “Wine Vision Open Balkans” dhe me këtë rast në rrugët e Beogradit janë varur flamuj shqiptarë, maqedonas, serb, malazezë dhe boshnjakë.
Në takimin në Beograd, përveç presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski, do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë malazez Dritan Abazoviq.
FOTO: