Ç’tregon një mesazh i fortë amerikan për Open Balkan

Një mbështetje e fortë amerikane është përcjellë ndaj Open Balkan, në kuadër të samitit të radhës mbajtur në Beograd, duke treguar se projekti është shumë më tepër se dy emra, Rama-Vuçiç, dhe se ka “qitje të largët”.

Ka qenë një diplomat jo disido, por vetën Chris Hill, ambasador në Serbia, i cili ka mbështetur pa rezerva këtë projekt te diskutueshëm në shumë plane dhe të refuzuar nga një pjesë e rajonit, ku veçon Kosova.

“Mendoj se Open Balkan është një nga nismat më të mira që po ndodh në rajon. Mendoj se ajo bën që vendet e prekura nga problemet të ulen dhe të punojnë me njëra-tjetrën. Ajo mëson dhe promovon kapacitetet për të gjetur një model bashkëpunimi. Mendoj se është shumë e vonuar dhe kritika ime e vetme është se duhet të kishte nisur shumë më parë. Ndaj jam shumë i kënaqur dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin”, tha Chris Hill në një reagim, pasi ishte prezent në samit, përmendur e cituar nga Rama.

Dhe diplomati i njohur amerikane, njohës i shkëlqyer i rajonit, i ka bërë një thirrje të fortë Kosovës për të qenë pjesë e projektit.

“Duhet të jetë pjesë e kësaj nisme. Ajo i ka dyert e hapura dhe do të ishte në interesin e vetë Kosovës, sidomos për përpjekjet e saj për të qenë e njohur ndërkombëtarisht, për të pasur më shumë vende që e njohin, por edhe për të parë progresin që ajo ka bërë. Mendoj se kjo është një nismë ku Kosova duhet të bëjë pjesë patjetër”, tha njeriu që përcjell vizionin amerikan në rajon.

Kujtojmë se në samitin e Beogradit, Rama dha sinjalin e një përfshirje të mundshme të Turqisë në Open Balkan, njëherësh duke u bërë ftesë vendeve të tjera joballkanike, si Italia, që gjithashtu të jenë pjesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu