Aleksiç akuzon Listën Serbe edhe Vuçiq se bashkë me shqiptarët punojnë për largimin e serbëve nga Kosova

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Popullore Miroslav Aleksiç deklaroi se Lista Serbe punon së bashku me shqiptarët për largimin e serbëve nga Kosova sepse “problem serb nuk do ketë nëse atje nuk ka serb” dhe kjo është politika e presidentit Vuçiq, shkruan “Beta”.

“Po humbim në bisedime me shqiptarët, sepse Vuçiq po mendon se i di të gjitha. Njerëzit që merren me Kosovën në emër të BE dhe ShBA kanë vërejtur se pushteti në Beograd është i gatshëm në të gjitha lëshimet që shpijnë në Kosovën e pavarur. Çka fituan serbët dhe Serbia në dialogun 10 vjeçar në Bruksel? Asgjë. Vuçiqi në vitin 2018 thoshte se nuk e japim Ujmanin, ku është tash Ujmani (Gazivoda)” tha Aleksiç për TV Nova S.

Partia Popullore sipas tij vlerëson se rezultat i një politike të tillë Brnabiç sot si kryeministre e shtetit sovran ka vendosur tiketa ngjitëse mbi simbole të Serbisë, me të cilat udhëtoi në Kosovë.

“Ky është turp i madh. Njerëz që na kanë sjell buzë greminës vështirë se mund të na kthejnë prapa. Prandaj tash është me rëndësi thelbësore të ndryshohet politikën e brendshme e të jashtme të Serbisë dhe kjo nuk bëhet derisa ky regjim është në pushtet” tha ai.

Aleksiç tha se vizita e Brnabiç në Kosovë “imazh i rrethanave të shpronësimit” të Serbisë në veri në dhjetë vitet e fundit, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit e deri tek formimi i Listës Serbe dhe hyrja në institucione të Kosovës”.

Vizita e Brnabiç në Kosovë dukej si vizitë në shtet tjetër, e pritën përfaqësues të institucioneve të Kosovës së vetëshpallur, përkatësisht Listës Serbe, pse nuk e priti krye-shefi i rrethit” pyeti ai.

Ai përkujtoi se deputetët e Partisë Popullore ishin në veri dhe se serbët në jug jetojnë “si robër” pa drejtat elementare dhe durojnë presionet e LS dhe shqiptarëve”, duke paralajmëruar platformë me dhjetë pika për Kosovën.

“Do ftojmë të gjithë aktorët politik dhe jo politik për unitet kombëtar në lidhje me çështjet kyçe që kanë të bëjnë me shtetësinë e Serbisë, integritetin dhe aktet ndërkombëtare”.

“Ne nuk duam të hyjmë në konflikt por në qasje serioze të bisedohet çështjet kyçe me të cilat përballet Serbia dhe të arrihet marrëveshja, do doja që deputetët e shumicës të lexojnë platformë dhe miratojnë atë në debatin për Kosovën” tha Aleksiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu