Einxhel dhe Dagz, do të bëhen prindër për herë të parë. Ditë më parë ata kanë zbuluar, se janë në pritje të një djali. E së fundi, nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’, moderatorja publikoi një foto interneti ku shfaqej një bebush i vogël përpara frigoriferit.
“Definitivisht fëmija ynë @djdagz”, shkroi Einxhel krahas postimit duke treguar për ndjekësit se si ajo e imagjinon të birin e saj në të ardhmen.
Dagz gjithashtu ishte plotësisht dakort teksa ripostoi foton në profilin e tij.