Osmani në takim me Stoltenbergun: Anëtarësimi në NATO qëllim strategjik i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv. kryeministrja Donika Gërvalla, janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që NATO-ja jep për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

“Qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Anëtarësimin në këto organizata është prioritet i Kosovës dhe një parakusht për sigurimin e paqes në rajon, ashtu edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”.

Osmani ka thënë se duhet fillimisht Kosova të përfshihet sa më parë në Partneritetin për Paqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu