Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, me rastin e skadimit të sotëm të mandatit të tij, iu falënderua kolegëve për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kryesimit me KB-në në 10 vitet e fundit.
Ban Ki-mun bëri shaka derisa po largohej nga selia e KB-së, për herë të fundit si sekretar i përgjithshëm, se ndihet si “Hirushja sepse në mesnatë gjithçka do të ndryshojë”.
Ai detyrën e tij të fundit ceremoniale, para fundit të mandatit në krye të organizatës botërore, do ta kryejë pritjen e Vitit të Ri në Nju-Jork.
“Miliona njerëz do ta shohin se si po e humb punën”, theksoi me buzëqeshje në fytyrë Ban Ki-mun, i cili një minutë para mesnate do ta fillojë uljen e topit të njohur të kristaltë “uoterford”, me çka do të fillojë numërimi deri në fillimin e vitit 2017.
Spekulohet se Ban Ki-mun kthehet në Kore të Jugut me qëllim që të kandidojë për president të vendit.