Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kongresin e Drejtshkrimit. Mes të tjerash ai nuk kurseu ironitë, kur tha se mbi të gjitha nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.
“Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha.
E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.
Rama shtoi se drejtshkrimi e gjuha e njësuar, janë proces konsolidimi i frymës së një kombi.
“3 dhjetëvjetorë pas rënies së komunizmit, drejtshkrimi na duke se ka qenë gjithmonë aty. Sikur e kemi një mundësi që mund edhe ta shpërdorojmë, ta vëmë në pikëpyetje, ndërkohë që dua ta falenderoj akademinë për këtë konferencë e cila vlen për të kujtuar të kundërtën, se konsensusi gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës, po të kesh parasysh se në ç’konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për tu njehsuar e për tu bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e njësuarj janë proces konsolidimi i frymës i gërmës së një kombi i qenies së një kombi”, tha ai.