Vuçiq: Dola të isha presidenti më budalla në botë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i ftuar në TV Pink, ku komentoi temat aktuale sociale dhe politike. Ai fillimisht iu drejtua vendimit për të braktisur minierat e litiumit. Ai tha se doli të ishte presidenti më budalla në botë, sepse iu nënshtrua presionit publik, transmeton InfoShqip.

Ai ka komentuar edhe protestat e aktivistëve mjedisorë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Nuk e kuptoj pse protestuan para Qeverisë, kur protestojnë duhet ta bëjnë para Presidencës dhe unë do t’u drejtohem dhe do t’u them bukur – o njerëz, po e shkatërroni vendin”, tha Vuçiq. Ai akuzoi drejtuesit e protestës për marrjen e parave.

Mendoj se e di më mirë se ju se çfarë është e mirë për Serbinë”. Disa njerëz nuk besojnë sepse besonin në teoritë e konspiracionit, ata janë njerëz të mirë dhe të ndershëm. Dhe të tjerët nuk besojnë sepse morën para për të”, shtoi ai.

Ai tha se pjesa e vendit që ishte caktuar për miniera, përfshirë pjesën perëndimore rreth Loznicës, ishte pjesa më pak e zhvilluar e vendit, kështu që do të përfitonte veçanërisht nga pesë miliardë euro që do t’i grumbulloheshin si rezultat i litiumit.

Çmimi sot është 82.500 dollarë për një ton litium, me këto rezerva është 100 miliardë. A e kuptoni se çfarë po bëni në Jadra, Oseçinë, Valjevë dhe gjithë Podrinje?”, ka përfunduar Vuçiq./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu